/

Lajçak pret që Bislimi e Petkoviq të tregojnë fleksibilitet

I deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se fund të kësaj jave do të zhvillohet takimi i radhës i kryenegociatorëve në Bruksel, e që ka të bëjë me zgjidhjen e  çështjes që ka të bëjë me ndalimin e dinarit serb pas aplikimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në prag të këtij takimi, ai, ka thënë se pret që palët të vijnë në këtë takim të kenë qasje të orientuar drejt zgjidhjes së këtij problemi.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.