Marsh protestues në Ferizaj ndaj vrasjes së Erona Coklit

Në Ferizaj u organizua marshi protestues ndaj vrasjes së Erona Cokli. Me këtë rast u kërkua drejtësi për të gjitha rastet e tilla dhe që gruaja të jetë më e mbrojtur.

“Mendoj se ne si shoqëri në përgjithësi duhet t’i bashkojmë forcat dhe t’i ndihmojmë drejtësisë. Boll na vranë, nuk durohet më kështu. Shpresoj që ky të jetë rast i fundit, sepse na e vranë Marigonën, na e vranë Liridonën e tash na e vranë Eronën. Boll me vrasje. S’ka më vrasje. Dëshira jem është që  gjaku i  Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”, ka deklaruar Milazim Tahiri, daja i të vrarës Erona Cokli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.