Nesër në ora 16:00, do ti jepet lamtumira e fundit, Gjyljeta Ukellit, gruas qe u vra sot në Pejë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.
Familjarët kanë njoftuar se, e ndjera do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Pejës.
Kujtojmë se Lajçi është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ndërsa, pas këtij rasti Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dita e nesërme do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë.