/

Sot deklarata përmbyllëse e mbrojtësit të viktimave në rastin Shala

Sot në Speciale vazhdon gjykimi me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtësit të Viktimave, në rastin gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Gjatë ditës së djeshme Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që Trupi Gjykues ta shpallë Pjetër Shalën fajtor për të gjitha krimet e paraqitura në Aktakuzë dhe ta dënojë me 28 vjet burgim.

Kjo me akuzat për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

“ZPS-ja kërkon që trupi gjykues të caktojë dënime në vijmë ndaj të akuzuarit për krimet individuale për të cilat akuzohet. Pika 1; për ndalim arbitrar tetë vjet burg. Pika 2; Trajtim mizor, 15 vjet burg. Pika 3; Torturë, 20 vjet burg. Për pikën 4- Vrasje, 26 vjet burg. Në përputhje me rregullën 1634 të Rregullores, trupi gjykues të caktojë një vendim të vetëm që pasqyron tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuari. ZPS-ja kërkon që të caktohet ndaj të akuzuarit një dënim i vetëm prej 28 vjet burg”, tha prokurorja Wyler.

Sipas prokurores, ndryshe nga përshkrimi që i bën mbrojtja, Shala ka qenë një person që i ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre.

“Mbrojtja e përshkruan të akuzuarin si një ushtar i thjeshtë i UÇK-së i cili ndihmoi popullin e tij për të luftuar në front. Provat në këtë çështje që kemi në dispozicion megjithatë vërtetojnë se ai ishte sigurisht edhe një tjetër person. Një person i cili ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre”, tha Wyler.

Leave a Reply

Your email address will not be published.