/

Bllokimi i autobusëve, Osmani: Serbia po bënë shovinizëm sikur në vitet e 90-ta ndaj kosovarëve

Presidentja, Vjosa Osmani, në një intervistë ka kërkuan nga faktori ndërkombëtar që urgjentisht të bëjnë çmos për ta ndalur, siç ka quajtur ajo, çmenduri që është duke e bërë Serbia derisa po i ndalon dhe po ua merr paligjshëm dokumentet e qytetarëve të Kosovës derisa ata po kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë. Presidentja tha se kjo qasje e Serbisë është një lloj hakmarrje që është duke e bërë Serbia pas kalimit të suksesshëm të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Është një shovinizëm i pashoqë që e kemi parë edhe në vitet e 90-ta. Është shkelje flagrante e të drejtave të këtyre qytetarëve të cilët kanë të drejtën në lëvizjen të lirë dhe ta kalojnë kufirin në mënyrë që të vijnë deri në Kosovë. Atyre në mënyrë të paligjshme u janë konfiskuar edhe dokumentet. Të gjitha organizatat dhe partneret ndërkombëtar tashmë janë informuar për këto shkelje. Ata po i shohin edhe incizimet, i kanë dëshmitë dhe ju bëjmë thirrje që të gjithë jo vetëm të reagojnë nëpërmjet deklaratave, por edhe të bëjnë çmos që ta ndalin këtë çmenduri të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.