/

Në mesin e kosovarëve të bllokuar edhe zv.drejtori serb i Policisë së Kosovës, thotë këshilltari i Kurtit

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se në mesin e kosovarëve që janë bllokuar me autobus nga Serbia në kufirin me Kroacinë, është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq.

Zulfaj ka thënë se të gjithë ata po mbahen peng, pasi mes tyre ka dhjetëra fëmijë që kanë mbetur pa ushqim dhe mjekim.

“Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE, ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, shkroi Zulfaj në Twitter. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.