/

Osmani: Një njeri është përgjegjës për këtë, Vuçiqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani.

MPJD dhe MPB sot u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin me çdo kusht drejt Serbisë, pas situatës së krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.