/

Diplomatja izraelite e vlerëson lartë Kosovën

Diplomatja izraelite, Amital Perry e ka vlerësuar lartë Kosovën me rastin e pjesëmarrjes në konferencës së shkollës së Diplomacisë së Diasporës.

Ajo shprehet se ishte nderë të përfaqësonte Izraelin në këtë ngjarje.

”Ishte kënaqësi dhe nder të përfaqësoja #Izraelin në konferencën e Shkollës së Diplomacisë së Diasporës në Kosovë, një nismë e mrekullueshme nga @MFAD synon shkëmbimin e përshtypjeve, njohurive, praktikave dhe metodologjive për çështje me rëndësi të madhe për vendet në mbarë botën. Mikpritja, njerëzit dhe vendi ishin vërtet të jashtëzakonshëm. #Diplomacia Globale #AdDDS2024”, shkruan ajo në platformën X.

Perry ka shërbyer si diplomate izraelite në Paraguaj dhe Argjentinë, ndërsa tani punon në Departamentin për Amerikën e Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.