/

Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një pompe të derivatesh në Prishtinë

Nuk raportohet për persona të lënduar nga gjuajtja me armë zjarri në afërsi të një pompe të derivatesh rreth orës 19:30 në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.