Pamje nga gjendje e mjerueshme në tualetet e repartit të Sëmundjeve të Brendshme në Prizren

Aty ku supozohet se duhet të jetë pastër, është në fakt krejt e kundërta. Tualetet e Spitalit të Përgjitshëm në Prizren, saktësisht në repartin e Sëmundjeve të Brenshme, janë në gjendje të mjerueshme.

Pacientët që ndodhen aty do të duhet të përballen me gjithçka tjetër, përveç pastërtisë.

Disa video tregojnë më së miri gjendjen e tmerrshme aty.

Mosmirëmbatja adekuate i ka dhënë pamje edhe më të rëndë kësaj pjese që i takon spitalit.

E për ironi, nënshkrimi i atyre që do të duhej të kujdeseshin për pastërtinë e banjove nuk mungon në asnjë ditë.

Në listën e vendosur në mur, janë çdo kolonë e tabelës ditore të personit përgjegjës për mirëmbajtjen e higjienës është e nënshkruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.