/

Viktima e sulmit seksual në Malishevë është 13 vjeçare

Një vajzë e moshës 13 vjeçare dyshohet se u sulmua seksualisht nga një burrë.

Ky i fundit u ndalua për 48 orë nën dyshimin për vepren penale “Sulm seksual”, derisa organi i akuzës në Gjakovë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu u tha në një përgjigje nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

“Ndaj të njëjtit prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të lartëcekur”, thuhet në përgjigje.

Tutje në përgjigje thuhet se “për shkak të konfidencialitetit të procedurës nuk mund të japim më shumë informata lidhur me rastin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.