Xhaka me kritika ndaj ekipit: Nuk ia dolëm aspak mirë

Ndonëse fituan dhe u shpallën kampioni i ri gjerman, kapiteni i ekipit Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, nuk u shpreh shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti ai me ekipin.

Bayer Leverkusen është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Kampioni i ri gjerman barazoi 1:1 me West Hamin, por ajo që ja mundësoi të vazhdojë tutje ishte epërsia 2:0 në ndeshjen e parë.

Edhe përkundër kësaj Xhaka u shpreh kritik ndaj ekipit ku bën pjesë.

“Pjesa e parë e West Ham ishte e pabesueshme. Edhe fansat e kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë. Ne ishim vërtet me fat disa herë. Në pjesën e dytë treguam sërish fytyrën e vërtetë të Leverkusenit”, tha Xhaka.

“Ne luanim çdo top mbrapsht, gjë që ishte pikërisht ajo që ata donin. Nuk ia dolëm aspak mirë”, shtoi më tutje ai.

Në vazhdim në gjysmëfinalen e Ligës, Bayer Leverkusen do të përballet me Romën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.