Trepça mposht Prishtinën në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka shënuar fitore në gjysmëfinalen e parë të “Play-Offit” ndaj Sigal Prishtinës, për të udhëhequr tani me rezultatin 1:0 në seri.

Derbi i luajtur sonte në palestrën “Minatori” përfundoi me rezultatin 87:81.

Drilon Hajrizi me 14 pikë dhe Kevin Capers me 13 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e “Xehetarëve”.

Te prishtinasit edhe një herë tjetër u dallua Diamond Stone, i cili realizoi 23 pikë.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten, në kryeqytet.

Kujtojmë se skuadra që regjistron tri fitore kalon në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.