Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sasha Magazinoviq, i cili si përfaqësues i shtetit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë kur më 16 prill, Asambleja me shumicë votash aprovoi raportin e raportueses, Dora Bakoyannis.
Mbrojtja e afërt Magazinoviqit i është ofruar pas një numri të madh të kërcenimeve që i mori përfshirë ato me jetë, dhe kjo mu për shkak të votës së tij për Kosovën në Ki.
Këto kërcënime i ka publikuar Magazinoviq në llogarinë e tij në X.
Pos tij në favor të Kosovës, para një jave votoi depueteja tjetër boshnjake, Sabina Çudiq, kurse dy deputetët tjerë që vijnë nga Republika Serbe e Bosnjës.