Berisha Group paralajmëron investime të reja në Llap

Kompania lider e ndërtimit në vend, dita ditës po rrit prezencën e saj me investime në komuna të ndryshme të Kosovës.

Duke filluar në kryeqytet me Kompleksin gjigand Park Residence i cili është duke u ndërtuar në zonën Qendër të Lagjes Prishtina e Re, për të vazhduar tutje edhe në Fushë Kosovë me një
kompleks afaristo-banesor në rrugën e Llapit. Një qytet tjetër me rëndësi të veçantë është edhe Vitia, aty ku kompania ka filluar jetësimin e projektit unik “N’Shesh”, me lokacion ideal dhe
shumë të përshtatshëm në qendër të qytetit.

Në vargun e këtyre investimeve, nuk ka si të mungojë një projekt i dedikuar për Podujevën, vendi ku morri hapat e pare ky biznes familjar, që sot është njëra ndër koorporatat më të mëdha
në vend duke shtrirë veprimtaritë e saj ne sektore të ndryshme të ndërtimtarisë dhe prodhimtarisë Berisha Group ka paralajmëruar investime të reja edhe në vendlindje, në komunën e Podujevës.
Një projekt – afaristo banesor i projektuar me kujdes e precizitet nga ekipet e kompanisë, i vendosur në një lokacion ideal në qendër të qytetit. Me punë të palodhshme e përkushtim
maksimal tashmë ju mund të bëni zgjidhjen e duhur për banim edhe në Llap.

Për më shumë informacione n’a kontaktoni në:
0800 80 700 | 044 458 458
info@berishagroup.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.