Bordi i KEK-ut e shkarkon Nagip Krasniqin

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës e ka liruar nga detyra Nagip Krasniqin, kryshefin e kësaj ndërmarrjeje.

Lajmin e ka konfirmuar KEK përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, ku po ashtu kanë njoftuar se konkursi për pozitën e njëjtë do të hapet ditëve në vijim.

Krasniqi ishte arrestuar vitin e kaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.