Zëvendës ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, gjatë ditës ka zhvilluar takime në Qeveri. Zyrtarisht ende nuk dihet se me kënd është takuar apo arsyen e kësaj vizitë.
Por, merret vesh se zëvendës ambasadorja Gunder është takuar me zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Po ashtu, sipas burimeve takimi midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dianrit pritet të mbahet nesër.
Rreth këtij takimi portali ka shtruar pyetje në Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, por ende nuk pranuar përgjigje. Ndërsa sa i përket mundësisë për takimin e nesërm në Bruksel është në pritje të përgjigjes nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano.