/

Opozita lëshon sallën e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit që të mbahet debat parlamentar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se partia në pushtet nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se nuk mund të trajtohen marrëveshjet ndërkombëtare meqë nevojiten 80 deputetë të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

Paraprakisht, deputeti Driton Selmanaj u bëri thirrje edhe partive të tjera opozitare që të lëshojnë sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Po ju informoj që ne si LDK dhe po ju bëjmë thirrje edhe partive politike opozitare që duke e parë qasjen e kësaj mazhorance dhe duke votuar që të trajtohet një dokument i rëndësishëm, siç ishte DASh-i, duke e parë po ashtu që as 30 deputetë nuk i keni për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare, e që në fakt ministri (Hekuran Murati) na apostrofoi neve si fajtorë, që nuk është e vërtetë. Po harroni që sot është dita e 304-të që kemi sanksione dhe si e tillë i humb rëndësia edhe e vet marrëveshjeve ndërkombëtare, ne nuk duam që të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij demolomi të parlamentarizmit dhe të jetës parlamentare këtu, andaj nga ky moment ne nuk qëndrojmë në sallë. Ju bëj thirrje edhe partive të tjera opozitare që ta lëshojmë sallën dhe provoni reflektoni dhe t’i kthehemi normalitetit të jetës politike dhe institucionale në Kosovë”, deklaroi Selmanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.