Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.
Sipas raportit 24 orësh, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një mjet i fortë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
· Fsh. Barilevë, Prishtinë / 28.04.2024 – 12:05. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë përfshi në rrahje dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime pasi ishte godit me mjet të fortë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.