Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë, kështu ka bërë të ditur stafi emergjent i QKUK-së.
Po ashtu, mjeku kujdestar në emergjencë para mediave ka thënë se dy prej të plagosurve tjerë janë në gjendje më të rëndë.
“Kanë mbërri katër raste, trajtimi ka zgjatur deri tani. Prej tyre në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese, dhe plagë skopetale, trajtimi është duke vazhduar, tash njëri do të futet në sallë. Për momentin njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë, të tjerët jo”, ka deklaruar mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, në konferencë për media.