/

Ahmeti: Kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pranuar titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, Ahmeti nuk la pa përmendur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tha se Tirana e Shqipëria i mbajti në gjirin e saj.

“Kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, është Tirana edhe e Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt, që ka qenë… si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë, Tirana, Shqipëria, ka qenë e varfër, por ne na ka mbajt ngrohtë në gjirin e saj me qindra janë dëshmorë, heronj  të kombit që nëna këtu në prehrin e vet i ka mbajt. Do të doja t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë, na tha: ‘mos e falënderoni njëri-tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm puna e mbarë të thuhet për të gjitha punët kur bëhen’, mirëpo vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e kripë e zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, por janë shqiptarët në Maqedoni shtetformues”.

“Unë e kam thënë botërisht që kur kemi nisur veprimtarinë, e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, dhe nuk kam asnjë rezervë, sepse ka edhe të asisoji që thonë se e kemi nisur për demokraci e të ngjashme, por ne e kemi nisur për bashkimin e trojeve shqiptare. Rrethanat ndryshuan dhe edhe ne e ndryshuam strategjinë, duke i parë gjeopolitikat e gjeostrategjitë, dhe u përkushtuam në çlirimin e Kosovës, por pa garanca kryeministrit të asaj kohe, zotëri Dano, që nuk do të ketë kryengritje në Maqedoni sepse shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme por edhe e përpunueshme shumë më herët se shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar, të margjinalizuar, të mbivotuar, pa simbole kombëtare, pa gjuhë, pa universitete…”.

“I dashur Edi, sot edhe ju e keni Skenderbeun në qendër të Tiranës, por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër”, deklaroi mes tjerash Ahmeti në fjalën e tij gjatë pranimit të titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.