Vladimir Putin ka dhënë urdhër për mbajtjen e një stërvitje taktike të armëve bërthamore pranë Ukrainës.
“Qëllimi i stërvitjes ushtarake, e cila fillon të hënën, është të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë” tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Forcat Ajrore dhe Marina Ruse do të marrin pjesë në stërvitje. Stërvitja do të zhvillohet në jug të vendit.
Qëllimi është të testohet gatishmëria e forcave bërthamore jostrategjike për të kryer misione luftarake.