//

Rasti tragjik në Shkodër, flasin familjarët e burrit: Alma merrte ilaçe për gjendje të rënduar emocionale

Familjarët e Ergys Arrazit kanë folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u mbyt në lumin Buna me tre fëmijët e saj.

Sipas tyre, Ergysi nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë fëmijët. Ata shprehen se Ergysi dhe Alma, kohët e fundit kanë pasur debate dhe se kjo e fundit merrte ilaçe për gjendjen e rënduar emocionale, raporton abcnews.al.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal që ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë, punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe ne ambulatorin e lagjes për gjendje të rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, thanë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.