Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë zjarrin në dorë Osmanit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, draftstatutin për Asociacionin, nëse do i kërkohej një gjë e tillë pa vendim të Qeverisë.

Haziri tha se Kurti dëshiroi që t’ia lë “zjarrin në dorë” presidentes Vjosa Osmani apo gjykatësve.

“Kurti nëse e ka dhënë aq lehtë vendimin e Kushtetueses për manastirin, pse nuk e bën nesër në mëngjes vendim draftstauttin dhe e dërgon në Kushtetuese. Ky veprim është që i kërkohet, Qeveria me miratu.

Kurtit me ia lënë një mundësi me gjetë vegzën me dërgu në Kushtetuese pa vendim të Qeverisë, s’e ka pasur problem. Ka dashtë me ua lënë gjykatësve apo presidentes zjarrin në dorë, gacat në dorë me menaxhu”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.