/

SHBA-ja mirëpret vendimin e Qeverisë për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve për qytetarët serbë

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai përmes një postimi në platformën X tha se “SHBA-ja mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike.”

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka vendosur për konvertim qytetarët serbë të mos detyrohen t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer. Afafti për konvertimin e patentë shoferëve nis më 9 maj dhe përfundon me 9 gusht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.