Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi.
Emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.
Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.
Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.
Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin skedat e vjetra të viktimës dhe me cilën ngjarje ka lidhje atentati.