/

Rohde shpreson ta shohë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian një ditë

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se shpreson që një ditë Kosova do t’i bashkohet atë që ai e ka quajtur si projektin më të suksesshëm të paqes në botë, Bashkimin Evropian.

Rohde festoi “Ditën e Evropës” në sheshin kryesor të Prishtinës me disa aktivitete. Nga aty ku edhe dha mesazhin se Bashkimi Evropian është projekt i papërfunduar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Tutje, Rohde ka shtuar se për të, Evropa simbolizon liri, prosperitet dhe paqe.

“Bashkimi Evropian është projekti më i suksesshëm i paqes në botë. Është projekt i papërfunduar. Shpresoj se do të ketë anëtare të reja së shpejti dhe një nga to të jetë Kosova një ditë”, ka thënë Rohde.

Për këtë Rohde ka thënë se Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.