Szunyog bën të ditur se sot kanë hapur ekspozitën “Përjetoni Evropën” me vepra të nxënësve nga shkollat e Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur në Ditën e Evropës sot është hapur ekspozita “Përjetoni Evropën”.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se aty do të shfaqen vepra artistike të nxënësve nga 12 shkolla të Kosovës.

“Një fillim plot ngjyra i Ditës së Evropës! Kënaqësi për të hapur ekspozitën “Përjetoni Evropën” në shtëpinë tonë të Evropës në Prishtinë, duke shfaqur vepra artistike të krijuara nga nxënësit e 12 shkollave të vizituara nga familja e BE-së në Kosovë gjatë tre javëve të fundit”.

“Të impresionuar nga veprat e tyre artistike me temë BE-ja!”, ka thënë Szunyog.

Leave a Reply

Your email address will not be published.