Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të humbur në Prishtinë.
Sipas raportit për personin e raportuar si të zhdukur nuk dihet asgjë nga 6 maji.
“Prishtinë / 06.05.2024 – 09:00. Më 08.05.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.
Sipas Policisë, personi i zhdukur dyshohet se është larguar me automjet e tij me targa vendore.