Sot u lansua platforma “Made in Kosova”, platformë kjo që do të ndihmojë në rritjen e bizneseve vendore dhe investimeve.
Hovenier u shpreh i lumtur që mori pjesë në këtë aktivitet me rëndësi për ekonominë e vendit.
Hovenier tha se me mbështetjen e USAID-it, kjo platformë do të përmirësojë imazhin global të biznesit kosovar.
“Kënaqësi që ju bashkohem kryeministrit Kurti, zëvendëskryeministres Gërvalla dhe zyrtarëve për të lansuar sot platformën Made in Kosova. Me mbështetjen e USAID-it në Kosovë, kjo platformë do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit” shkroi Hovenier.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti tha se është dyfishuar eksporti, në krahasim me vitet e kaluara.
“Bukuria e Kosovës e fjetur në shumë vende, në mungesë të një platforme sikur kjo që e vlerësojmë sot. Sot ne vijmë në fund të mungesës së kësaj platformë sot ne nderojmë miqësinë e vendit tonë dhe ata që punuan për vendin. Platforma Mic jo rastësisht nënkupton ‘Made in Kosova’, tregon transparencën, synon të jetë dritarja e parë për ata që duan të mësojmë për vendin tonë. Platforma krijon mundësi komunikimi direkt, që MPJD e lidh me departamentin përkatës, e lansojmë iniciativën e këndit ku sipërmarrësit tanë mund të kyçen e krijon një imazh të besueshëm të Kosovës për të hyrë në tregje të huaja. Kemi dyfishim të eksportit 62.3 për qind krahasuar me vitin e kaluara”, ka thënë Kurti.