/

Ky është gjinekologu i njohur që vdiq në vetaksidentin në Sllatinë

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Personi që vdiq është gjinekologu i njohur Jakup Dobranja.

Të afërmit e tij kanë njoftuar për vdekjen tij në “Facebook”.

Lajmin se një person ka vdekur e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha ai.

Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.

Leave a Reply

Your email address will not be published.