Lajçaku konfirmoi se do të jetë nikoqir i takimit në fund të kësaj jave mes ndërmjetësuesve nga Kosova dhe Serbia.
“Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për bisedimet me synim gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për të gjithë ata që janë prekur nga Rregullorja e BQK-së. Jam i bindur se mund të arrihet një marrëveshje, por kjo lyp fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, shkroi ai në Facebook.