Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.
Vuçiq tha “se ruajtja e stabilitetit në rajon është me interes jetik për Serbinë”.
Sipas tij, lëvizjet siç i quajti “arbitrare” të Kosovës dhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën “në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në procesin e pajtimit, ndërtimit të besimit dhe bashkëpunimit në rajon”.
Siç shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram, në bisedë ka përsëritur mirënjohjen e tij për Rusinë.