Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se Kosova nuk e ka bërë ende një hap përpara me dorëzimin e draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese.
Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i Ambasadës gjermane, Christian Böttcher, në përgjigje të letrës së ministers Gërvalla dërguar Këshillit të Evropës, tha se “dorëzimi i draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetutese përpara takimit të Komitetit të Ministrave do të ishte një hap përpara.
“Quint dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asocoacionit të Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i projekt-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit do të ishte një hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Tëitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet të bëjë punën e vështirë”. Kjo ende nuk ka ndodhur”, tha Böttcher.