Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të shqyrtohet më vonë, ka thënë ministri francez për Çështje Evropiane, Barrot, pasi sipas tij në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet shteteve në KiE.
Para seancës së Komitetit të Ministrave ministri Barrot ka thënë se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë e KiE-së. Komiteti i Ministrave është mbledhur sot në Strasburg, derisa çështja e anëtarësimit të Kosovës ka mbetur jashtë agjendës. Kosovës i është kërkuar dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.
Ndërsa ekzekutivi kosovar të enjten i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Në një letër të përbashkët, kancelari gjerman, kryeministrja e Italisë dhe presidenti i Francës i drejtohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me një përgjigje të prerë duke i thënë se nuk do të pranohet kërkesa, nëse nuk do të ketë asociacion.