Kryeministri sllovak, Robert Fico, në rrezik për jetën pas atentatit të së mërkurës, mund të transportohet drejt një spitali në kryeqytet për të vijuar kurimin e tij.
Fico mbetet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, dhe arrin të flasë pak, tha të enjten presidenti i zgjedhur Peter Pelegrini (o. Pellegrini).
Mediet lokale raportojnë se të hënën do të mblidhet një këshill mjekësor për të vlerësuar gjendjen e kryeministrit dhe do të vendosë a duhet të lëvizet nga qyteti qendror i Banska-Bistricës drejt Bratislavës.
Atentati ndaj Ficos ishte i pari ndaj një lideri europian prej më shumë se 20 vitesh.
Sipas kryeministrit hungarez, Viktor Orban, 59-vjeçari Fico ndodhet “midis jetës dhe vdekjes” dhe sikur ta rimarrë veten do i duhen muaj për t’u rikthyer në punë, teksa e gjithë zona euro bëhet gati për zgjedhjen e Parlamentit Europian muajin e ardhshëm.
Policia ka akuzuar 71-vjeçarin Juraj Cintula për ngjarjen, ish-rojën e sigurisë të një qendër tregtare, si edhe autor i tre librave me poezi. Si arsye për atentatin, Cintula ka listuar politikat e qeverisë ndaj Ukrainës, planet e saj për të reformuar radiotelevizionin publik dhe shkrirjen e zyrës së prokurorit special, i cili heton raste të nivelit të korrupsionit.