Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes nga kryeministri Kurti në Ohër dhe se nuk ka të bëjë me ato paraprake.
Ndonëse ndjen keqardhje për mos anëtarësim të Kosovës në KiE, Molliqaj deklaron se kjo fatmirësisht nuk është bërë si këmbim të themelimit të Asociacionit.
Molliqaj ka thënë se janë kundër që të themelohet siç e ka quajtur “autonomi serbe” si kusht për anëtarësim në KiE.
“Ne jemi kundër që të themelohet autonomia serbe në Kosovë për anëtarësim të Këshill të Evropës por jemi tërësisht të bindur që tek kjo pikë kemi ardhur si rezultat i veprimeve të Kurtit për më shumë se tri vite në dialog. Nuk po na kushtëzojnë as me marrëveshjen e Thaçit e as me marrëveshjen e Mustafës, por po na kushtëzojnë me marrëveshjen e Ohrit që Kurti e ka pranuar që ne rrugën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare duhet të ketë implementim të përgjithshëm të marrëveshjes dhe nuk po na kushtëzojnë me naj draft ose me naj marrëveshje tjetër por po na kushtëzojnë me draftin e BE-së që Kurti i ka thënë Po. Në njërën shumë keq që nuk jemi anëtarësuar por në anën tjetër shumë mirë që nuk kemi bërë hapa drejtë themelimit (të Asociacionit), ndonëse është e qartë që do t’i bëjmë ato, vetëm saqë me një dëm edhe më të madh më vonë”, u shpreh Molliqaj.