Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në emër personal dhe të Ambasadës amerikane në Prishtinë, tha se mbështesin një Kosovë të lirë dhe demokratike e gjithashtu tha se janë kundër çdo forme të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+.
Sot, edhe në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
“Ambasadori Hovernier u bashkua me miqtë kosovarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe kolegët diplomatë në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë sot”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje, theksohset se “Ndërsa vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të mbështetur një Kosovë të lirë, paqësore dhe demokratike, ne qëndrojmë së bashku kundër çdo forme dhune apo gjuhës së urrejtjes ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQI+. Të drejtat #LGBTQI+ janë #Të Drejtat e Njeriut”.