Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ministren e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen, Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad.
Kurti në rrjetin e tij social X ka njoftuar se ata janë takuar dhe kanë biseduar në lidhje me reformat e mirëqenies sociale të kryera në vendin tonë, duke përdorur mjete digjitale për përmirësimin e sistemit dhe mundësitë për bashkëpunim.
Tutje ai shpreh kënaqësi për ardhjen e tij dhe diskutimin e tyre.
“Ishte një kënaqësi për të mirëpritur ministren e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen, Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, sot”, thuhet në njoftim.