/

Publikohen momentet e fundit të presidentit iranian përpara rrëzimit të helikopterit

Televizioni shtetëror i Iranit ka bërë publike momentet e fundit të presidentit Ebrahim Raisi dhe zyrtarëve të tjerë përpara rrëzimit të helikopterit.

Në video shihet Raisi i ulur pranë ministrit të Jashtëm Iranian.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA theksoi se në bordin e helikopterit ishin gjithashtu Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami për faljen e xhumasë në qytetin e Tabrizit dhe gjenerali Malek Rahmati, guvernatori i provincës iraniane të Azerbajxhanit Lindor.

Gjithashtu i vdekur gjatë këtij aksidenti mbeti edhe komandanti i cili sigurohej për mbrojtjen e presidentit Sardar Seyed Mehdi Mousavi, si dhe një numër truprojash dhe ekuipazhi helikopteri, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë me dije.

Ekipet e shpëtimit, të ndihmuara nga disa qeveri të huaja, bënë përpjekje të mëdha për ta gjetur helikopterin, i cili u rrëzua si pasojë e gjendjes së keqe atmosferike më 19 maj.

Raisi dhe Amir-Abdollahian udhëtuan në Azerbajxhan më 19 maj, për të  përuruar një digë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.