Varësia e të miturve nga Tik Tok, BE mund të ndalojë platformën ‘Tik Tok Lite’

Platforma “Tik Tok Lite” rrezikon pezullimin në vendet e Bashkimit Evropian nëse kompania nuk adreson shqetësimet për efektin vartës ndaj fëmijëve. Bëhet fjalë për një çështje kyçe, që u ngrit këtë muaj nga Franca dhe Spanja.

Shqetësimi ka të bëjë me faktin se platforma, një version më i vogël i aplikacionit popullor “Tik Tok”, u mundëson përdoruesve të fitojnë pikë nga pëlqimi i komenteve dhe ndjekja e personazheve.

Por Komisioni Evropian thotë se platforma doli pa një raport mbi shqyrtimin e rrezikut.

Tani, kompania “Tik Tok” ka kohë deri të mërkurën për ta trajtuar çështjen para se Komisioni të vendosë pezullimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.