Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.
Prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur.
Ndërkohë është mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.
I dyshuari është Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’.