Përplasje për Presidenten: Vjosa Osmani e përpin edhe Albin Kurtin, ai e di këtë gjë

Një përplasje ka ndodhur mes Valon Sylës dhe Zana Avdiut.

Analisti, Valon Syla, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani “e ka veç një meritë”.

“Merita e saj është që është e guximshme politikisht për dallim prej plot do njerëzve në politikën e Kosovës që kanë më shumë dije, përvojë, por nuk e kanë atë guxim që e ka Vjosa Osmani”, tha Syla.

Ndërkaq aktivistja Zana Avdiu tha se dija nuk matet.

“E guximshme është sa të dush. O dija nuk matet e na me vendos këtu në tavolinë”, tha Avdiu.

“Se Vjosa Osmani prej guximit e ka prish. Ajo ka qenë te Fatmir Sejdiu kur ia ka lu lojën, kur e ka rrëzu në Kushtetuesja. Vjosa Osmani ka qenë te Isa kur i ka dalë prej dorës prej vijës u hi në VV. Albin Kurti ka traumë prej Dardan Molliqajt e këta të PSD kur i dolën. Vjosa Osmani është ma zi se Dardan Molliqaj. Ajo e ka qaq të madh apetitin politik, që ia merr menja që e përbin Albin Kurtin, a po mendon që Albin Kurti s’e din a. Kur e marrin amerikanët e enin Vjosa Osmanin, Albin Kurti thotë ‘hë, ma morën’”, tha Syla.

Aktivisja Zana Avdiu, ka thënë se nuk është “imoralitet” nga presidentja Osmani, por “guxim”.

“Nuk është imoralitet politik, është guxim, është politikane dhe krejt politikanët bëjnë kështu. Nëse flasin për paftyrësi politike, ma të paftyra se PDK dhe LDK hic bre s’ka. Janë akuzu edhe për vrasje dhe në fund kanë bë koalicion”, tha Avdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.