/

Detaje nga seanca ku do të votohet për rezolutën për Srebrenicën

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duhet të fillojë në orën 16:00 dhe të zgjasë deri në orën 19:00 sipas kohës sonë dhe Zëri i Amerikës zbuloi se si do të duket vetë procedura.

Sipas informatave, Gjermania, e cila është një nga nismëtarët, do të prezantojë një projekt-rezolutë në Kombet e Bashkuara. Për propozimin e dokumentit nuk do të zhvillohet asnjë debat formal, por shtetet do të mund të shpjegojnë qëndrimin e tyre, dhe se nuk do të ketë listë zyrtare të folësve gjatë seancës.

Gjithashtu, bashkë-sponzoruesit e projekt-rezolutës nuk do të kenë mundësi të flasin. Këto vende, ndër të tjera janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia, por edhe bashkë-sponsorizuesit ballkanikë, siç janë Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia e Veriut. Deri në përmbyllje të tekstit, projekt-rezoluta për Srebrenicën ishte bashkë-sponsorizuar nga 39 vende.

Përfaqësuesi i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq, pritet të flasë para votimit. Po ashtu duhet të flasë edhe përfaqësuesi i Malit të Zi, i cili deklaroi se do ta mbështesë, por nuk e ka bashkësponsorizuar projekt-rezolutën.

Në organizatën botërore për miratimin e projekt-rezolutës kërkohet një shumicë e thjeshtë e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, e cila zakonisht shkon në 97 vende nga gjithsej 193 vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published.