//

Ministri britanik shfaqet këmbëzbathur në tren, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Së fundmi, në rrjete sociale ka qarkulluar një foto ku shfaqet ministri britanik për çështjet e veteranëve, Johnny Mercer, këmbëzbathur në një tren për në Londër.

Imazhi i publikuar e shfaq Mercer duke përdorur laptopin e tij.

Por, përdoruesit e rrjeteve sociale e kritikuan ministrin për heqjen e këpucëve dhe çorapeve.

 

“Këpucët dhe çorapet i largova sepse sapo kisha udhëtuar me biçikletë nëpër Dartmoor në shi. Më qëlloni tani. Ose rrituni”, tha Mercer.

Kur zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak u pyet nëse është e drejtë të heqin këpucët dhe çorapet në tren, ai tha jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.