//

Granit Xhaka u dhuron bashkëlojtarëve fanella të veçanta, ja si duken

Granit Xhaka u ka bërë dhurata bashkëlojtarëve dhe stafit të Bayer Leverkuseni pas suksesit të dyfishtë në Gjermani.

Artistja e St. Gallenit Jasmin Villiger pikturoi fotografitë e lojtarëve me akrilik në fanella, të porositura nga Xhaka.

“E kam marrë porosinë më 6 prill. Titulli i kampionatit nuk ishte as përfundimtar atëherë”, thotë Villiger.

Leverkusen fitoi sivjet titullin e kampionit në Bundesliga dhe kupën e Gjermanisë. Xhaka ka qenë një nga lojtarët kyq drejt këtij suksesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.