/

Kosova anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviç

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç tha se pranimi i Kosovës si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s “e ekspozoi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimit”.

Ai e akuzon Perëndimin se “edhe një herë e shpërbleu fëmijën e vet”.

“Cilat janë sanksionet perëndimore ndaj Prishtinës, gjatë së cilës e ashtuquajtura Kosovë merr liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe avancon drejt disa organizatave ndërkombëtare?”, tha Petkoviç.

Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se kohët e fundit Perëndimi “po ushtron presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë me Aleksandër Vuçiçin në krye është gjemb në sytë e shumë fuqive perëndimore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.