//

Real Madridi e mbyll sezonin me barazimin e një rekordi të jashtëzakonshëm që zgjati 27 vite

Real Madridi e përfundoi kampanjën e tyre në La Liga të shtunën me barazimin 0-0 ndaj Real Betisit, ani pse vëmendja aty nuk ishte tek rezultati i ndeshjes, por tek lamtumira e fundit e Toni Kroos para ‘Santiago Bernabeu’.

Ishte kjo një ndeshje e cila i dha fund një rekordi që zgjati jo më pak se 27 vite, duek siguruar kështu një statistikë të jashtëzakonshme.

Betisi u bë ekipi i parë që nuk e lejon Real Madridin të shënojë që prej se të njëjtën e kishte bërë Rayo Vallecano në fillim të nëntorit, duke i dhënë fund serisë prej 38 ndeshjesh radhazi që ‘Los Blancos’ gjenin rrugën e rrjetës.

Ata gjithashtu kanë shkuar në një seri prej 32 ndeshjesh pa humbje, ndërsa për herë të fundit humbje kishin pësuar ndaj Atletico Madridit në shtator, duke krijuar kështu rekordin e tretë më të mirë në histori të klubit në këtë aspekt.

Fakti që Real Madridi nuk pësoi humbje ndaj Betisit bëri që ata ta mbyllin një sezon të tërë pa pësuar humbje në ‘Santiago Bernabeu’.

Kjo ishte hera e parë që ata e kanë mbyllur sezonin si të pamposhtur në shtëpi që prej vitit 1997, duke barazuar kështu rekordin 27-vjeçar.

Si vendas këtë sezon Real Madridi ka fituar 20 ndeshje dhe ka barazuar pesë, duke shënuar 62 gola dhe duke pësuar 15 sosh.

Carlo Ancelotti ishte i etur në fillim të sezonit që të përmirësonte fazën e mbrojtjes dhe këtë e bëri me sukses pasi madrilenët regjistruan 13 porta të paprekura këtë sezon në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.