/

Goditet avokati i ish-kryeministrit Berisha, autorët ende të paidentifikuar

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë goditur avokatin duke i shkaktuar lëndime të shumta trupore.

Mëngjesi është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.