Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch është lavdëruar për profesionalizmin e shfaq gjatë transmetimit direkt.
Gjithqka ndodhi kur prezantuesja derisa po fliste e befason një mizë, që fillimisht i ndalet në sy dhe më pas i futet në gojë.
Por as kjo sfidë nuk e ndaloi që ajo të vazhdojë me moderimin e programit të mëngjesit, pavarësisht se gëlltiti mizën.
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar me emisionin.
“Është profesionalizëm i vërtetë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale, derisa një tjetër propozoi se “ajo meriton rritje rroge”.